KRASNIQI: KA RËNË NË MASË TË MADHE KONSUMIMI I PRODUKTEVE NGA SERBIA
Ministri i Tregtisë̈ dhe Industrisë̈, Vesel Krasniqi, ka thënë̈ se që nga marrja e detyrës së tij fokus të veçantë i ka kushtuar konsumatorit, njofton Insajderi.
Krasniqi ka thënë̈ se janë̈ çdo ditë në teren për të parë nga afër se çka po u servohet qytetarëve për konsum dhe nevoja të ndryshme.
“Në tregun tonë kanë qarkulluar shumë mallra të cilat nuk kanë pas ndonjë̈ deklaracion të mirë të shtetit nga vjen dhe që nga marrja e detyrës sime kemi pasur shumë inspektime të cilat kanë dhënë̈ efekte pozitive. Kemi largu dhjetëra produkte nga tregu vendor dhe kemi nxjerrë disa vendime që shkojnë̈ në fokus të mbrojtjes së konsumatorit të vendit”.
Tutje në RTK, Krasniqi ka thënë̈ se “në këtë linjë është edhe vendimi për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës, sepse ka pasur plot produkte të cilët janë shitur me deklaracion se kanë përmbajtje të qumëshit dhe në fakt ato kanë pas vetëm përmabjtje të vajit të palmës”.
Krasniqi ka folur edhe për importimin e produkteve nga Serbia, duke thënë se statstikat flasin së ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia, gjithmonë duke i krahasuar me periudhat tjera vjetore.
Ministri që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se pandemia ka goditur çdo sektor në vendin tonë dhe njëri ndër ta është edhe gastronomia.
Ai thotë se po luan rolin e avokatit të bizneseve duke i mbështetur në kërkesat e tyre po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme, gjithmonë duke pasur parasysh shëndëtin e qytetarëve.
Krasniqi ka thënë se shpreson në kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe kështu qytetarët dhe biznesët ta ndjejnë dorën e shtetit.