I Huaj Mbeta
Kastriot Malo
Aty ku kishte lindur gjyshi,
jeni të ardhur më thanë.
Zbrisja shpesh në atë qytezë, berberi më tha:
Ju jeni andej matanë.
E doja qytetin e luleve marrëzisht, por disa zyrtarë të një gjuhe i kish, ç’do ëndërr ç’do pasion ma vrisnin,
Mos harro! Je nga vendi ku kishte dervish!
Në qytetin e lashtë zgjerohej liria, të gjithë buzëqeshnin së tepërmi,
ta jepnin një shpullë ashtu të lehtë, ti nuk më dukesh vendas nga mbiemri.
Dhe në mertopolin e ëndrrave të mia shëtisnim nga parku në kohën e lirë,
jo mor jahu s’je Tiranas më thoshin, dallohesh nga gjuha fare mirë.
Shuplakën e fundit në kurbet e mora, zgjova një të moshuar nga agonia,
faleminderit më tha kur u përmend, e di amico e di, ti vjen nga Albania.
Rrëshqasin këto fjalë si ujët në dush, tani buzëqesh dhe s’më bëjnë të vuaj,
ende më ndjek kjo hije e atdheut tim, më bën të ndjehem, as vendas as i huaj.
Sërish trokas në portën e të parëve, sëndukët i shkund nga pluhuri bardhë, disa boçe me defterë i kthej përmbys, të shikoj. oregjina ime nga të ketë ardhë..
.
Kastriot@Itali/15/09/2020.