Reportazh për lëkurëpunuesit e dikurshëm të Prizrenit

0

          Zeja e tabakëve në Prizren,ishte ndër zejet më të njohura në Kosovë dhe me gjerë. Për zhvillimin e mbarë të kësaj zeje, ndikim të madh kishte zhvillimi i blegtorisë dhe kushtet e mira për blegtorinë. Zeja e tabakëve në Prizren, ishte e njohur edhe para kohës së ardhjes së osmanlinjve, meqë zhvillimi i tregtisëishte i njohur edhe para kësaj kohe. Madje Prizreni ishte si qendër e rrugëve që lidhnin Lindjen dhe Perëndimin, apo ishte qendër e degëzimeve të dy rrugëve kryesore qysh në kohën e Perandorisë Romake “Via de Zente”, që kalonte përmes Lezhës e Shkodrës dhe “Via Egnatia”, që kalonte përmes Elbasanit, e që lidhej Prizreni përmes Dibrës.” tregon prof dr Nexhat Çoçaj. Ndonëse përpunimi i lëkurës ishte bërë, që në kohë të lashta, sepse lëkura e kafshëve kishte shërbyer për veshmbathjen e popullsisë, andaj mendojmë se zeja e tabakëve dhe regjia ka qenë një profesion i lashtë i shqiptarëve, por vetëm për përmbushjen e nevojave të familjes. Ndërsa, në shekullin XVI e në veçanti në shekullin XVII, kjo zeje nisi të bëhet më e kërkuar nga shtetet e Evropës. Kualiteti i regjjes së lëkurës dhe i vetë lëkura e kafshëve të zonave malore të Prizrenit ishte më e kërkuar dhe vazhdoj të jetë e kërkuar krejt deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Në vitin 1900, përkatësisht në kohën kur po përfundonte pushtimi Osman, në Prizren ishin 60 punishte të tabakëve, me qindra punëtorë, në vitin 1912 kishte 45 punishte të lëkurave, në vitin 1928 20 punishte, ndërkaq pas Luftës së Dytë Botërore, tabakët e Prizrenit sipas dëshmive të kohës më 24. 11. 1945 e formuan Kooperativën e tabakëve me , e cila kishte 86 anëtarë. Ndërsa në vitin 1956 në Lagjen “Tabahane”, dyqanet e tyre i kishin edhe 24 punëtorë, që merreshin me këtë zeje, të cilët në fakt një pjesë e tyre punuan deri në vitet e shtatëdhjeta dhe më kjo zeje u industrializua dhe nuk ekziston sot. Për arsye të përpunimit të lëkurës, komplet lagjja, me disa punishte e mori emrin “Mahalla e Tabakëve”, për faktin se edhe kushtet për përgatitjen dhe pastrimin e lëkurave ua mundësonte këtyre zejtarëve lumi, që kalonte përmes qytetit. Në lidhje me zejen e tabakëve, duhet të theksojmë se prodhimet e këtyre zejtarëve eksportoheshin qysh në kohën e osmanli në gjithë Evropën e në veçanti Hungaria ishte shumë e interesuar, që ta ketë mallin e Prizrenit, për çka kishte dërguar edhe agjentë tregtarë, që bënin marrëveshje me tavanxhinjtë e Prizrenit.”tregon  Ilir Hodaj për “Qendrapress” tregon se “Me përpunimin e lëkurës në Prizren, dikur nuk merreshin vetëm tabakët, por edhe saraçët, opingarët, papuçexhinnjtë e këpucarët, të cilët me prodhimet e tyre ia rrisnin emrin Prizrenit jo vetëm në aspektin historik, por edhe në aspektin industrial. Por, duhet theksuar se pos regjjes në Prizren bëhej edhe ngjyrosja e lëkurave dhe ngjyrat prodhoheshin nga bimët, që rriteshin në malet rreth Prizrenit. Për këtë arsye, zeja e tabakëve duhet të shikohet në një këndvështrim më të të gjerëse sa një zeje e vetme, që ishte e njohur në Prizren.” pohon Hodaj .Ndër zejtarët më të njohur të tabakëve, që kishin emër jo vetëm në Prizren, por në gjithë Evropën sipas Kadri Halimit,që ka bërë një studim të gjerë për këtë zeje ishin: Hamdi Bajaraktari, Nijazi Isaja, Ramiz Isaku, Hamdi Krasniqi, Liman Krusha, Sejfullah Krusha, Shaban Kukësi, Muharrem Lomja etj” . Në sajë të kësaj zeje më pas në Prizrennisi punën edhe fabrika e këpucëve “Komuna”, e cila për një kohë bëri emër në eksportimin e mallërave, por mos përkrahja institucionale e ish Jugosllavisë bëri që të shuhet kjo fabrikë, që kishte bërë emër .Anir Fejzullahu tregon se ” Përpunimi i lëkurës për shekuj të tërë ishte njëra ndër zejet shumë të rëndësishme për të mbijetuar vetë shoqëria, kurse Prizreni ishte një qendër shumë e rëndësishme për shkak të zhvillimeve historike. Vendosja e sundimit osman u bë pas luftërave pushtuese, që kishin sjellë pakësimine numrit të qyteteve. Me të vendosur sundimin e tyre, osmanët e ndryshuan fizionominë e organizimit të jetës qytetare. Qytetet kryesore shqiptare ata i bënë qendra të ushtrisë e të administratës dhe i shndërruan në vatra të përhapjes së fesë dhe të kulturës islamike. Vlora, Elbasani, Shkodra, Prizreni, Vushtrria, Peja, Shkupi, Manastiri, Ohri, Janina e Delvina, pavarësisht nga madhësia që kishin, u caktuan si qendra sanxhaku. Tabakët e Prizrenit dalloheshin për mjeshtërinë e regjjes, të përpunimit dhe sidomos të ngjyrosjes së lëkurës. Zejtarët shqiptarë punonin lëkurë të çdo lloji, me ngjyra të kuqe, të verdha, punonin meshinin e hollë të bardhë, saftjanin e butë, kajserin. Prodhimi i lëkurëve “kordovane” tërhiqte njënumër tregtarësh të huaj. Lëkurëpunuesit punonin artikuj të ndryshëm, si shala, rripa, pajisje të ndryshme për popullsinë dhe ushtrinë. “Gëzoftarët punonin qyrke të bukura me lëkurë kafshësh të buta e të egra. Kështu Prizreni tanimë kishte ngritur lagjen e “Tabakhanës”, lagje e cila për shkaqe të zhvillimeve të ndryshme në vitin 2014 as që ekziston më si lagje. Tanimë në Prizren ka mbetur vetëm emri i kësaj lagje”, thotë mr. Samir Hoxha. Nga gjithë ajo pjesë e lavdishme përpunimit të lëkurëve,tashmë ka mbetur një histori, ku vetëm një person merret më përpunimi e lëkurës së edhave /kecave/ të cilat edhe shërbejnë për lodra/ tupanat / që kanë rëndësi të veçantë në dasmat tradicionale. Amir Fejzullahu  prof, tregon se Prizreni i njohur ndër histori tashmë ka mbetur vetëm kujtimi për tabakët e këtij qyteti, Kurse tani pos ditëve të mërkura kur në sheshin “Shadërvan”  heret në mëngjes shiten ato pak lëkura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *