KUVENDI PËRSËRI DËSHTON TË VOTOJË PROJEKTLIGJIN PËR RIMËKËMBJE EKONOMIKE

0

Edhe në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës nuk ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, meqë kishte mungesë të kuorumit,

Kështu tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas votimit.

“Vetëm 48 deputetë kanë votuar nuk ka kuorum për këtë pikë” deklaroi Osmani.

Përkundër që në rend të ditës ishte vetëm zgjedhja e Avokatit të Popullit të zgjedhurit e popullit me shumicë votash vendosën që gjitha projektligjet që kanë mbetur të hapura nga seancat e kaluara të hedhen në votim sërish në seancën e sotme.

Propozimin për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike e bëri shefi i Grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, I cili gjeti pajtim edhe nga PDK e AAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *