Likaj: Fëmijët deri në 10 vjeç mund të mos i bartin maskat
Zemaj tha se fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve situata tani është më të qetë.“Kërkojmë rritje në efektin për zbatueshmërinë e masave të reja dhe ky bashkëpunim të jetë reciprok. Unë kërkova që çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet, ta vazhdojmë ta mbajmë trendin. Ne duhet të vazhdojmë në zbatueshmërinë e masave, duhet të ecim me një ecje të kujdesshme. Mbarëvajtja e mësimit, kthimi i shërbimeve specialistike në QKUK. Qeveria e Kosovës do të mundohet të mbulojë dëmet ekonomike. Deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Të përgatitemi për çfarëdo situate”, tha Zemaj.
Sa i përket udhëzimit të lëshuar nga MSH ku fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos mbajnë maska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se ende nuk e kanë dorëzuar një vendim të tillë në shkollat e Kosovës.
“Ende nuk e kemi dorëzuar vendimin në shkolla. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nëse munden i bartin maskat, por është në mënyrë vullnetare, mund edhe të mos i bartin”, tha Likaj.
Për më tepër, Zemaj tha se do të ketë një mbikëqyrje strike ndaj të gjithë atyre që shkelin masat kundër përhapjes së sëmundjes së rrezikshme.