Ministri i Shëndetësisë viziton spitalin e përgjithshëm në Prizren

0

Ministri i Shëndetrësisë, z. Armend Zemaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i IKSHP-së, Prof.Dr. Naser Ramadani, përfaqësues të OBSH-së, përfaqësues të Institutit gjerman ”Robert Koch” sot, ka vizituar spitalin e përgjithshëm  “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.    

Ministri është pritur nga drejtori ekezkutiv i spitalit, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, i shoqëruar nga drejtori mjekësor, Dr. Ali Hoti, Drejtori i Infermierisë, Msc.Bajram Vezaj dhe kryesuesi i Këshillit Profesional, Dr. Bali Gashi.  

Drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka prezantuar punën që është duke u kryer në spital, në veçanti menaxhimin e situatës me Pandeminë COVID-19, ndërsa ka falënderuar ministrin dhe partnerët ndërkombëtarë për vizitat në spitalin e përgjithshëm”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, vlerësimin e punës dhe inkurajimin për punë dhe angazhim të përbashkët në luftën kundër Pandemisë COVIC-19.  

Drejtori ekzekutiv, Prof.Ass. Dr. Afrim Avdaj: “Falënderoj ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, i cili për një kohë të shkurtë për të dytën herë po viziton spitalin tonë dhe nga afër po njoftohet me punën dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në vecanti menaxhimin e suksesshëm të pandemisë. 9’,- pohoi drejtori Avdaj,  

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj: “Ne sot jemi për vizitën në spitalin e Prizrenit bashkë me përfaqësuesit e IKSHP-së, OBSH-së dhe Institutit gjerman”Robert Koch”. Falënderoj drejtorin dhe gjithë përeoznelin e spitalit dhe gjithë punonjësit shëndetësor për punën dhe angazhimin në fronti e përbashkët në menaxhimin e Pandemisë që po sjell rezultate pozitive. theksoi ministri Zemaj.  

Përfaësuesit e OBSH-së dhe Institirtit gjerman Rober Koch kanë lavdëruar punën e institucioneve shëndetësore, duke treguar edhe disa nga përvojat e gjermanisë dhe vendeve që janë përballur me Pandeminë COVID-19.   Ministri Zemaj dhe drejtori Avdaj kanë përcjellë edhe një pjesë të ligjëratës për menaxhimin e Pandemisë, ndërsa më pas ministri Zemaj ka vizituar QRSHP ku edhe ka mbajtur një konferencë për media.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *