Ndahen 2666 pako ushqimore për familjet me nevoja kryetai Haskuka premtonse do të vazhdohet të ndihmohen këto familje

0

   Sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,i bashkëshoqëruar edhe  me drejtorin e  Drejtorisë  për punë sociale Islam Thaqi,fillimisht  prezenatun në ndarjen ndihmave nga  lista e  gjendjes  sociale në  qendrën Sociale e pastaj   vizituan shoqatën ‘’Hendikos’’ ku edhe aty dorëzuan ndihma si pako ushqimore dhe pako  higjienike. Ku me këtë rast  kryetari Haskuka  gjatë deklarimit  tha se  duke ditur  se pandemia ka dëmtuar rëndë  sidomos  familjet me gjendje të rëndë sociale, drejtoria jonë përmes  disa  formave   ka filluar të ndihmojë me pako  ushqimore dhe pako higjienike kësaj here  do të shpërndahen 2666 pako ushqimore dhe  higjienike.’’ Tha  për Rtv Besa Ai ka vazhduar ne f, e tij.’’Jemi të vendosur të qëndrojmë afër secilës familje të prekur nga pandemia!Sot, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, vazhduam shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Gjatë kohës së pandemisë, kemi pranuar gjithsej 4000 kërkesa, ku në fazën e parë kemi shpërndarë rreth 1750 pako për familjet në nevojë. Ndërkaq në fazën e dytë vazhduam me shpërndarjen e 2666 pakove, ku në total kemi mbështetur me pako emergjente mbi 5000 familje.Në të njëjtën kohë, me qëllim të mbështetjes së ekonomisë vendore, jemi munduar që produktet e pakove ushqimore dhe higjienike të përbëhen nga prodhimet vendore. Falënderoj gjithë donatorët vendorë dhe ndërkombëtare për mbështetjen e ofruar gjatë kësaj periudhe. Bashkë, me solidaritet e humanizëm kalojmë me sukses çdo sfidë para nesh!Po kështu drejtori  Thaçi  pohoi se ishin tri pika nga ku kemi marre  shënimet dhe kemi ndihmuar familjet ne nevojë, se pari në  pikën e regjistrimit,pastaj alo komuna dhe në  Qendrën për punë sociale  kemi ndarë mbi 4 mijë pAko ushqimore dhe vlera e   kësaj ndihmë nga komuna është 112 mije ero  tha  drejtori Thaqi .Merita Shala  menaxhere   me këtë rast ka falënderuar   për ndihmë që  sot e kan sjelle  dhe tha se dje u kemi shkruar sot na sollën  për  27  familje,:Po kështu  falënderime   për kryetarin ka bërë edhe  Shkodran Qollapeku, Sot u tha se  me  këto ndihma  po ndihmohen familjet me nevojtare  por e dimë se këto ndoshta nuk  ua  përfundojnë nevojat , por edhe në të ardhme u tha se do të   punojnë në këtë drejtim  që atyre   familjeve ne nevoja të ju ndihmohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *