Tyrbja e Lezit edhe sot një vend besim për shumë pelegrinë që kërkojnë pasardhës

0

Tregon Gëzim Ajgeraj,shkrimtarë. Tyrbja e babës Ymer në Lez,në këtë tyrbe, gjatë gjithë periudhës kohore sidomos gjatë fundë javës vizitohet si nga banorët lokal të fshatrave të Vërrinit, po ashtu edhe nga rajonet e ndryshme të Kosovës, në veçanti nga rrethina e Gjakovës. Këto tyrbe, nga brezi më i vjetër janë respektuar më tepër si simbolika për raste të ndonjë lutje; si për lindje të fëmijës, kur dikush merrte një udhëtim të largët, kur të rinjtë shkonin ushtarë, etj. Zakonisht në tyrben e Lezit, shkohej për të bërë .„nezër“ (prehej ndonjë këndes, pulë por edhe qengja). Dhe zihej ndonjë drekë përpara tyrbes. Ku ushqeheshin të pranishmit, dhe ndonjë nga kujdestarët e tyrbes. Në tyrbe, dërgohej edhe ndonjë qiri, para, peshqirë, por edhe gjësende të ndryshme. Pastaj kryheshin rite të lutjeve brenda tyrbes, etj. Tek gratë që ju mungonin fëmijët, binin për të fjetur për pak kohë (një gjysmë ore), si formë e lutjes për ta parë ndonjë ëndërr. Edhe kjo tyrbe është shumë e vjetër, dhe pak mbahet ndër mëndë. Për historikun e sajë, mbetet të hulumtohet edhe më tregon  Ajgeraj, kurse  prof Ilam  Berisha pohon se  janë të gjithë këto rite  që janë  pjesë e besimit pagan Fshati Lez tashmë  fshat I braktisur por, gjallërinë e këtij fshati e mban tyrbja e saj që tërheq  vizitorë në secilën stine  veçanërisht në  pranvere vere e vjeshtë .Rruga   tashme e gjate  rreth 15 kilometra  të qon drejt e në tyrben e fshatit, apo siç njihet gjerësisht si Tyrbeja e Lezit. Vëllezërit Berisha kanë nga një javë secili që duhen të vijnë në fshat për tu përkujdesur dhe mirëpritur mysafirët që vijnë nga  gjithë  Kosova.


Në hyrje të fshatit Lez gjendet memoriali në përkujtim të dëshmorëve të fshatit të cilët u vranë më 1 shtator 1998 kur u rrethua nga forca të shumta të ushtrisë serbe .Aty rrjedh uji i ftohtë që vjen nga bjeshkët gjersa në një pllakë të madhe janë të skalitura emrat e 12 dëshmorëve, ushtarëve të UÇK-së. Në këtë shtator, bëhen 16 vite që kur shtëpitë në këtë fshat të Malësisë së Vërrinit u shkatërruan dhe që nga atëherë nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Shumë shtëpi ende janë të shkatërruara dhe të djegura nga forcat e ushtrisë serbe. Pas përfundimit të luftës, komuna e Prizrenit pati vendosur që të rindërtoj këtë fshat por së pari fshati duhej të zhvendosej për shkak të rrëshqitjes së dheut, ku edhe sot vërehen mure të krisura dhe gërmadha të shtrembëruara si pasojë e rrëshqitjes. Komuna e Prizrenit filloi një plan për të zhvendosur fshatin në një vend tjetër, jo shumë larg fshatit, duke sjellë ujin deri në afërsi të lokacionit të ri.Mirëpo, fshatarët kishin kundërshtuar lokacionin e ri të propozuar nga komuna duke kërkuar që shtëpitë të ndërtoheshin në anën e kundërt ku kishte propozuar komuna.“Ne donim që shtëpitë tona të ndërtoheshin në këtë kodër ku i bie dielli dhe aty afër janë edhe varrezat e fshatit.

Vizitat nëpër tyrbe bëhen me rastin e festës së Shëngjergjit që fillon me 6 maj, festë me karakter pagan .Para lufte, njerëzit i ngjiteshin bjeshkës në këmbë për të arritur pas disa orëve në Lez, ku edhe bëhej një festë e madhe  Afrim Shala nga fshati Rogovë së bashku me familjen e tij e kishin sjellë një dash me vete ne fshatin Lez. Ata janë për herë të parë në këtë fshat. Familja Shala dëgjonin me kujdes këshillat e kujdestarëve të tyrbes se si duheshin të vepronin me dashin i cili kishte ardhur për tu sakrifikuar atë ditë .Brenda tyrbes së Lezit, Afrimi së bashku me disa anëtarë të tjerë të familjes, me dashin së bashku, u sillën tri herë rreth varrit të Baba Ymerit, në emër të cilit është ngritur edhe Tyrbja dhe luteshin. Afrimi tha se kanë bërë ‘në jetë’ që të sakrifikojnë një dash në emër të shëndetit të familjes.“Është hera e parë që jemi këtu. Kemi dëgjuar se kjo tyrbe është e fortë”, tha Shala duke nënkuptuar se dëshirat e njerëzve plotësohen nëse luten në këtë tyrbe. Më pas, njëri anëtar i familjes Berisha që përkujdeset për tyrben, u mor me dashin duke e therur dhe në fund u jep një copë mish të dashit familjes Shala të cilët largohen nga ky vend menjëherë. Para disa viteve, Hekuran Hoda nga Gjakova kishte dhënë një donacion për të rinovuar tyrben e Lezit .Ndërsa, Adem Kamberi nga Gjakova kishte ardhur në Lez me familjen e tij të enjten që të kalojnë ditën në këtë fshat. Ata kishin ndezur zgarën dhe drekuan në një hije të një lisi të madh. demi, 62 vjeç thotë se e kishin ‘bërë në jetë’ që një ditë ta kalojnë me familjen në fshatin Lez. Ai mban në mend ndryshe këtë fshat. Ademi thotë se para 30 viteve kishte vizituar këtë fshat për herë të fundit dhe shumëçka ka ndryshuar.“Atëherë, ka pasur më shumë gjallëri, më shumë njerëz. Në fshat ka qenë edhe një odë për mysafirë të cilët kalonin natën”, tha Ademi.Fshati Lez është në Malësinë e Vrrinit, që kufizohet në veri me Prizrenin dhe në jug me regjionin e Opojës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *