Mushnikova vazhdon traditën shqiptare në dasma e vdekje

0

        Po qese dëshiron të  përkujtosh traditat e Lumës jashtë  saj  merr udhë deri në Mushnikovë të  Prizrenit dhe do të jesh mes një fshati që ruan  përkushtimsht  traditën e  dasmës dhe vdekjes sikurse të ishe në Lum. Mushnikova  rrëzë  maleve të  Sharrit ka,lartësi mbi detare rreth 960 m  ka  250 familje  me 1550 banorë që jetojnë  në kët fshat  dhe shumica merren me m zejen e muratorëve. Kurse jo më pak se 450 banorë  jetojnë  në shtete e perendemit.  Kryetari i fshatit  Sedat Bajrami  duke dhënë gjenezën e emrit të fshatit ,afërsisht para 400 viteve këtu ishte një krua e cila shërbente për furnizimin me ujë. Banorët shqiptarë kur shkonin me mush ujë përdornin fjalën mush ni kovë,banorët serbë dhe musliman kur dëgjuan këtë fjalë mendonin se këta janë mushnikovas dhe prej aty fshatit i mbetet emir Mushnikovë.

Fshati është më i madh në Luginën e Lumbardhit, me përkushtimin e fanatizëm ruajnë  traditën e ditës së verëzave që këtu shënohet me 20 mars, ditë kur mblidhen të gjitha vajzat e fshatit dhe dalin në zabelet e aferta mbledhin lulet e para dhe ndezin zjarre dhe nga aty nisin e shpjegojnë edhe pikënisjet e dashurive të tyre. Derisa,djemtë po atë natën mbidhen por, jo të përzier por ndaras dhe kështu  fillojnë  të  masin synimet për  dashurinë e jetës, kurse  tradita e dasmnës dhe vdekljes  janë shëmbull I organizmit të mrekullueshëm. Si në vdekje dhe në dasma  të thuash se ftohen i gjithë fshati .Prandaj,edhe dasmat edhe vdekjet  Mushnikovën e  dallojnë nga të gjithë fshatrat e Luginës së Lumbardhit. Ata  tani kanë  filluat të mendojnë edhe për  turizmin rural. Kemi shtëpi të bukura  me  arkitekturë vendore që do të  plotësonte  kushtet e një  turizmi modern rural pohon z, Bjarami. Kurse  ajo që

duhet pasur  kujdes është se verës kur përcillen dielli në qytet këtu temperaturat janë më të ulta  deri në 10 shkallë , prandaj  njerëzit kanë shëndet të plotë e  vajzat bukuri të rrallë.

  Është plaku Memish Bajra. që  shpjegon faktin se zeja e muratorit në këtë fshat trashëgohet tani e 4 shekuj. Ngase vendi me pak fushë dhe të vetmen pasuri kanë  gur të mjaftueshëm, që në vegjëli  me “torbë’ këtë fjalë e përdorin për trastën marrin botën në sy. Prandaj ,ndryshe edhe  shumica I qujanë “Torbeshë”. Zejen e murimit më gurë e  ruajnë dhe e  trëshigojnë dhe po kështu e perfeksionojnë  me respektim më të madh. Të njohura janë  ustallarët e  punimit të gurit që vijnë nga  Mushnikova. Janë edhe blegtorë të mirë, por  kushtet nuk u lejpjnë  shumë të merrën me këtë zeje. Por.  djathi I përgatitur nga “baçicat” kështu I quajnë  zonjat e shpisë të  Mushnikovës  është ndër  djathërta më të mirë në Kosovë. Ato  shpjegojnë  si është nënë Sherifja  se asnjëherë nuk e mazisin  qumështin dhe  kan dëshira të veçanta që  lopë të janë “kuq all” që nënkuptonte

me ngjyrë shumë të kuqe. Ngase siq  thinë ato nënat”Sherifja, dhe  plaka tjera  qumështi i kësaj race lope ka më së shumti yndyrë dhe ka më së shumti erë qumështi.

      Fshati ka një infrastrukturë shumë të mirë dhe vetë afërsia e shtëpive ngase  të gjithë  kurbetqarët edhepse kanë mundësi të blejnë shtëpi në qytete, ata secili ka të vetmen ëndërr që të ndërtoj shtëpi në këtë fshat. Dashuria e këtij fshati sipas  kryeplakut kështu e quajën kryetarin Sedat Bajrami,lidhet me faktin se uji I kroit thuhet se ka magjinë e afrimit dhe të  gjithë kush pinë këtë ujë  lidhë  fatin e jetës për Mushnikovën.  Ky fshat dallohej për faktin se ishin këmbëngulës në shkollën shqipe. Tani pas lufte atje  është ngritur  godina e re shkollore me mësim në gjuhën shqipe. Fshat ka ndërtuar të  gjitha  rrugët dhe e infrastrukturën nëntokësore. Kurse për rininë e  këtij fshatit janë  ngritur edhe  fusha sportive dhe  shtëpi kulture .Kurse ajo  befason është fakti se  shtpëit janë të reja dhe të bukura  të ngjashme me ato në shtete  perëndimorë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *