NE dhe vetëm NE mund ta evitojmë covid-19

0

Msc Lule Alidema,psikologe klinike, se a mund të ashpërsohen masat gjatë kësaj vjeshte sa i përketë pandmisë me covid 19? Pohon

    ‘’Siç po informohemi vazhdimisht përmes mediave, ka luhatje në rritjen dhe uljen apo përhapjes dhe minimizimit të rasteve me covid-19. Kjo do të thotë se përderisa po jemi ne të kujdesshëm numri po shënon ulje, në të kundërtën një lirim hapësire po dërgon në rritje të numrit të të prekurve me virus. Dyshoj se virusi do të jetë kohë të gjatë, ose gjithmonë prezent, njejtë sikur viruset tjera që tashmë u themi “gripe”, para covid-19, andaj ne nuk duhet presim domosdo të merren masa për zbatim të masave mbrojtëse, por secili duhet ngulitur në kokën e tij se virusi është prezent mes nesh, dhe pa u obliguar apo dënuar të kemi vetkujdes! Ende nuk është momenti të jemi aq rehat e të neglizhojmë situatën, sepse ky neglizhim po kushton me kohëzgjatje të virusit dhe pasojat e tij. Sigurisht, nëse nuk vetëdijësohemi atëherë duhet ashpërsohen masat patjetër, sepse tashmë sezoni dimëror dhe ashtu do ketë raste më të shpeshta të ftohjeve që nëse kombinohen me covid-19 mund të sjellin komplikime për shumë persona, sidomos personat me imunitet të ndjeshëm, ata me sëmundje kronike, diabet, shtatëzënat, të moshuarit, fëmijët po dhe pa dallim për secilin. Ky virus është i pa parashikueshëm, nuk dihet kujt dhe çka, e si mund të pësoj, andaj kujdesi nuk kushton asgjë në raport me përfitimet shëndetësore. Nuk është e vështirë bartja e një maske, pastrimi i duarve, mbajtja e distancës, gjë që dhe pa virus këto mbrojtje duhet të janë brenda edukatës tonë! Jo vetëm ti apo unë, por virusin mundemi ta evitojmë vetëm së bashku, NE dhe vetëm NE!’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *