Varri i Sari Salltëk Babës respektohet në tri pjesë të etnisë kombëtare
Me Hasin është i lidhur ngushtë edhe toponimi i malit Pashtrik, meqë Hasi si territor shtrihet rreth e rreth Pashtrikut. Në vendbanimet rreth këtij mali kanë jetuar Pirustët dhe Dardanët, gjurmët e të cilave fise ilire në këto anë i hasim edhe sot në shumë toponime,në gjetjet gjatë gjurmime arkeologjike,në emra të vendbanimeve,që ruajnë trajta nga më të lashtat të periudhës ilire. Në mesin e shumë trashëgimive është edhe emri i malit Pashtrik, pastaj mali Perges(ku gjendet shpella e Dajçit, ku në vitin 1985/87 janë bërë gjurmime arkeologjike nga ana e arkeologëve të Shqipërisë dhe janë gjetur shumë materiale arkeologjike, që flasin se kjo shpellë dikur moti ka qenë vendbanim i njohur pohojnë stjudjuesë ë toponomastikës .Ata pastaj pohon se kur jemi te toponimet e malit Pashtrik medoemos duhet të themi se për këtë toponim në popull gjallojnë shumë gojëdhëna, që lidhen
me emrin e këtij mali dhe shumë prej këtyre gojëdhënave lidhen me emrin Sari Salltëk Babës, varri i të cilit misionar të fesë islame në Evropë,gjendet në pikën më të lartë të Pashtrikut 1998 m. Në popull te Varri i Sari Salltek Babës, që vizitohet për çdo vit më 14 gusht, bëhen nderime dhe homazhe. Pelegrini në Pashtrik ka vazhduar edhe në kohën e komunizmit dhe ka qenë një feste gjithë popullore. Ky varr ndryshe quhet edhe varri i Babës Pushtrig, që e ka marr emrin me kalimin e kohës sipas malit.
Sipas legjendave popullore pse arsyetohet organizimi i këtyre legjendave: Para vendosjes së varrit të këtij misionari të përhapjes së fesë islame në trojet e Kosovës ky vend ka qenë i frikshëm nga banorët dhe është konsideruar se ka shtriga, figura mitologjike që u kanë bërë keq njerëzve të këtij vendi dhe mali është thirr Pash (folja kam pa) + shtriga (kam pa shtriga) për ka e arsyetonte populli frikën pse nuk dilnin të lirë në malet e Pashtrikut .Por, pas vendosjes së këtij varri në pikën më të lartë të kësaj bjeshke atëherë ky mendim ka ndërruar kuptimin dhe është menduar se tash pas këtij varri që është besuar se e mbron popullin nga të këqijat ka nisë të thirret Pa (nuk ka) + shtriga ( mal pa shtriga, që nuk ka më shtriga) dhe kanë nisë popullata që të dalin në male me bagëti dhe të bëjnë vizita këtij varri në emër të asaj që i ka mbrojtur nga të ligat .Po ky varr gjendet edhe në hyrje te fshatit Zhur, ku edhe ky varr shënohet si një varr I respektuar dhe aty vazhdon vizita të bëhen nga shumë qytetarë sidomos të kësaj ane. Kurse Po një varr I këtij misionari thuhet se është edhe në Dom të Shqipërisë. Në kohën e komunizmit ishte ndoshta I vetmi vend dhe ku edhe vetë diktatura e Enver Hoxhës lejonte të bëhej pelegrinazhi në këtë pjesë të tokës shqiptare. Edhe në kohë të Enver Hoxhës, njerëzit e të dy anëve të Hasit, zgjoheshin me 14 gusht, që në orët e hershme të mëngjesit ia mësynin Majës së Pashtrikut, Vendi I shenjtë ku gjenden dy murana në formë varrim të ciat varre janë shenja e përhapësit të parë të besimit islam në Evropë, të Sari Salltëk Babës, kurse populli I quan edhe me e emrat “Vorri I përfum” dhe “Vorri I sipërm I Babë Pashtrigut:.Ishte i vetmi vend që përbashkonte shumë familje të ndara mes kufirit. Ata takoheshin dhe me sinjale e ndonjëherë edhe më lutje, I drejtoheshin njëri tjetrit për të mësuar për jetën dhe angazhimet e familjarëve këtej e tytje kufirit. Ata që nuk arrinin të shkonin në këtë pelegrinazh në Pashtrik vizitonin edhe varrin në Zhur, por tani pas lufte mësuam se në heshtje është vizituar edhe varri në Dom. Çka e dallon këtë varrë në tri pjesë të etnisë sonë kombëtare. Ajo që dallon nga të gjithë gjërat tjera është fakti se ky ishte vendi I vetëm për plotë 47 vite ku njerëzit kishin mundësi të shiheshin njëherë në vit pa u dënuar pastaj. Kurse shërimi I atyre njerzëve që janë shëruar nga këto pelegrinazhe thuhet se është i madh. Janë edhe sot disa dhjetëra gra e burra që I besojnë këtij varri. Ku thuhet se aty shërohen shumë sëmundje psikike , por ka pretendime se këtu janë shëruar edhe sëmundje të shumta
fizike. Janë shëruar njerëzit që nuk kanë mundur të ecin nga këto vizita ata janë kthyer në këmbët e veta, lindjet nga ato gra që s’kan arritur të lindin kohë të gjatë dhe kështu me radhë. Por roli më I madh I këtij varri thuhet se ishte dhe mbetet se ishte I vetmi vend ku Enver Hoxha në Shqipëri dhe pushteti serbë në Kosovë nuk dëshironin ta ndalojnë këtë pelegrinazh. Fuqisë së ndalimit të këtij pelegrinazhi thuhet se ianë frikësuar edhe vetë serbët. Një qytetarë që nuk deshi të I shënohet identiteti, shpjegon se polici Spase, mbimeri nuk I kujtohet e kishte ndaluar ate dhe familjen e tij që mos të vizitonte varrin, por ai pohon po atë ditë ka mësuar se ao ishte parealizuar dhe nuk ka shkuar shumë kohë ai kishte vdekur. Kjo është bartur në heshtje, por ngjarje të kësaj natyre pohuan se ka pasur shumë. Kurse vetë Zhurjnaët ende vazhdojnë të bëjnë benë më të
çmuar pikërisht në këtë varr, varri ku besojnë se është ende shërues I shumë sëmundjeve , dhe është I vetmi vend ku dhuratat e vogla , sepse dhurata të mëdha nuk janë lejuar dhe nuk lejohen të vendosen aty mbeten përgjithmonë dhe ende nuk ka fëmijë e as hajdutë që ato do të merrte, kurse ne tani më jemi dëshmitarë se plaçkiten edhe xhamit e kishat si dhe tyrbet e shumta. Kato varre nuk kanë përkujdes të përhershëm, por gjithmonë ashtu në fshehtësi mbikëqyren, pastaj vishen me coha të gjelbëria dhe askush nuk tregon se kush e bënë këtë përkujdesje.