Kryetari Haskuka edhe me një reagim për lajme të pavërteta

0

Ka ditë  që tashmë  kryetari i komunës së  Prizrenit  është duke  shkruar në  llogarinë e tij në fb se po bëhen lajme te rreme në adresë të  qeverisjes  lokale. Një reagim të këtillë e ka bërë  edhe me rastine  testeve seriologjike  duke  shkruar ‘’Nuk kalon një ditë që Komuna e Prizrenit nuk “atakohet” me lajme të pavërteta dhe propaganda të rreme!

Një i tillë është publikuar edhe sot kinse në QKMF në Prizren në të njëjtin vend po bëhen edhe analizat, por edhe testet serologjike për COVID-19, me titullin “Korridori i QKMF-së në Prizren, të gjithë në një vend, ata për analiza dhe ata për teste të Covidit”.

Komuna e Prizrenit të hënën ka bërë publike që qytetarët tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, 𝙣𝙚̈ 𝙡𝙖𝙗𝙤𝙧𝙖𝙩𝙤𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙌𝙚𝙣𝙙𝙧𝙚̈𝙨 𝙨𝙚̈ 𝙈𝙟𝙚𝙠𝙚̈𝙨𝙞𝙨𝙚̈ 𝙁𝙖𝙢𝙞𝙡𝙟𝙖𝙧𝙚 1, 𝙚 𝙟𝙤 𝙣𝙚̈ 𝙌𝙆𝙈𝙁, ashtu siç thuhet në lajmin e rremë.

Për realizimin e këtyre testeve, laboratorin për analiza të gjakut në QMF 1 kemi kthyer në laborator vetëm për analiza për COVID-19. Ndërkaq edhe vrulli i punëve në QKMF është rritur po për këtë shkak, meqë qytetarët që merrnin shërbime për analiza në QMF 1, tanimë këto shërbime po i kryejnë në QKMF.

Gjendjen faktike në vendin ku po bëhen analizat serologjike në QMF 1 e tregojnë më së miri fotografitë që mund t’i shihni e që janë bërë po sot, ku qytetarët që vijnë për t’u testuar nuk kanë assesi kontakte me personat apo pacientët tjerë.

Për gjitha këto informacione e kemi njoftuar edhe publikun, ndërkaq nga ata, që e keqpërdorin “gazetarinë” për dezinformime dhe nuk e marrin parasysh etikën e gazetarisë për informim të drejtë të qytetarëve, kërkoj që të kërkojnë falje publike, përndryshe do të bëjmë padi për shpifje!’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *