Avokati Gent Gjini pohon se tashmë ka hetime ndaj tre drejtorëve aktual të komunës së Prizrenit
Avokatët vëllezërit Gjini, sot në konferencë e PDK-s ë kanë theksuar se tani më ndaj tre drejtorëve të ekzekutivit në Prizren kanë filluar hetimet, ndaj Osman Krasniqit, Xhemile Vezgishti dhe Sevil Kazaz
Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren,sot përmes kryetarit të kësaj dege Shaqir Totaj e ku ishine edhe avokatët vëllëzrit Gjini ,janë përqëndruar lidhur ngritjen e shqetësimeve , për qeverisjen lokale në Prizren,Kryetari Totaj tha se ‘’Qeveria aktiuale ka degraduar dhe e përcjellur me mostransparencë dhe e ndeshur rregullisht me ligjin. Larg përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit. Pa vizion, pa strategji të artikulimit të kërkesave të qytetetarëve. E radhitur në fund tek të gjitha listat nga monitorues vendorë e ndërkombetarë. Çdo ditë e më shumë, po shpërfaqë humbje besimi dhe mungesë orientimi qeverisës. Pastaj tha se kërkojmë nga Mytaher Haskuka, që të ndërmarrë masa të menjëhershme, ndaj atyre që kanë tradhtuar besimin publik qytetar. Ne nga dega e PDK-së në Prizren, nuk ndihemi mirë, kur drejtorët aktual dhe udhëheqja komunale, nuk tregojnë shenja të përmirësimit në mënyrën e qeverisjes.
Kurse Gent Gjini avokat me këtë rast ka paraqitur edhe shkeljet ligjore që po bëhën nga ekzektivi ku tre drejtor kanë filluar hetimet zyrtare, e ku edhe tre drejtor ndiqen për vepra penale tha avokat Gjini. Avokatët vëllezërit Gjini, sot në konferencën e PDK-së kanë theksuar se tani më ndaj tre drejtorëve të ekzekutivit në Prizren kanë filluar hetimet, ndaj Osman Krasniqit, Xhemile Vezgishti dhe Sevil Kazaz.Pastaj janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.