AMBASADORI I KOSOVËS NË BULLGARI KËRKON LIRIMIN NGA DETYRA

0

Edon Cana, ambasador i Kosovës në Bullgari, ka dorëzuar kërkesën për t’u liruar nga detyra.

Cana ishte në listën e ambasadorëve të shkarkuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook se gjatë muajit shtator ka dorëzuar kërkesën.

Shërbimin e tij si ambasador në Bullgari e ka cilësuar “nder të veçantë”.

‘’Të nderuar miq, në muajin shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari! Së shpejti do të përfundoj misionin tim. Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës.’’, ka shkruar ai në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *