Tahiri thirrje gastronomëve: Respektoni masat ose detyrohemi të mbyllemi tërësisht
Qeveria ka kërkuar nga subjektet hoteliere e gastronomike që të respektojnë masat në mënyrë që të evitohet mbyllja konkrete.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri ka takuar sot Odën Hoteliere Turistike të Kosovës.
Tahiri ka thënë se pas marrjes së vendimit, ekziston mundësia e rishikimit të këtyre masave.
“Unë i kam dy porosi për të gjitha subjektet hoteliere e gastronomike. Ju lutem respektoni masat dhe mos të ndodh që për disa subjekte të detyrohemi të bëjmë një mbyllje e që do të ketë afekt në gjithë Kosovën”, tha Tahiri.
“Pasi që grumbullimet që po ndodhin janë në Prishtina dhe Prizren, kështu së paku jam informuar. Po ashtu isha shumë i qartë që me miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike do ta trajnojmë në veçanti subjektet e gastronomisë dhe ato hoteliere”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Odës Hoteliere Hysen Sogojeva, tha se vendimet e marra nga Qeveria do të zbatohen nga ta.