Trishtim dhe krim në projektin Shtëpia e Pleqve-Shkruan :Islam Thaqi

0

Me datën 29.10.2020 diku në ora 15:55 nga Drejtori i Inspektorateve z. Edon Muçaj njoftohem për një denoncim të qytetarëve se në Lagjen Dardani janë larguar (vjedhur ) dritaret në objektin Shtëpia e Pleqve (projekt i DPMS-ë) .  Me të arritur në vend ngjarje kam ftuar Policin e Kosovës që të del në vend ngjarje dhe të filloj hetimet pasi që 2/3 e dritareve ishin mare (vjedhur) .Si që shihet në fotografin 1.Të gjitha dritaret e dimensioneve të vogla ishin çmontuar nga murrët .Dritaret kanë qen pa xhama !Kishin mbet pa u mare vetëm dritaret me korniza dhe dimensione ballore

Me datën 01.11.2020 vizitova përsëri objektin dhe përsëri mbeta i habitu se puna e lënë ne përgjysmë është si mos me bë a’së gjë . Edhe dritaret e mbetura ishin mare (vjedhë) pa mare parasysh që tani Policia e Kosovës ka filluar hetimet dhe se rasti është denoncuar!!! Fotografia nr.2

Të nderuar qytetar të Prizrenit njëri ndër projektet e trashëguara në Drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale është edhe “Ndërtimi i objektit të Shtëpisë së Pleqve në lagjen Dardania “.

Me të marrë detyrën u njoftova për këtë projekte dhe gjetjet ishin këto ;  – Kontrata është nënshkruar me datën 05.01.2017 -Plani dinamik i punimeve 298 ditë (që i bie se diku në funde të muajit marse ose në gjashtë mujorin e parë është deshtë të përfundoj ky objekt)  -Çmimi i kontratës është 333,148.71 euro …

Ndaj operatorit vërejtjet janë shqiptuar: 06.03.2019 , 19,07.2019 dhe 17.01.2020  . Shumë Operator Ekonomik duhet ta matin vetën para se të aplikojnë në tenderë! Tenderi nuk është vetëm mundësi përfitimi por edhe obligim

Tani më kontrata me operatorin është shkëputur por krimi dhe dëmtimi vazhdon bashkë me hetimet !””shkrim I marre nga FB,ne faqen e Islam Thaqit drejtor I Drejtorise PMS,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *