Pse harrohen 130 deputetët e Parlamentit të Kosovës në vitin 1992?

0

                    Më 24 maj 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e atëhershme të Kosovës nënë një  presion  të  jashtëzakonshëm   nga  policia serbe . Zgjedhjet u mbajtën në kohën e okupimit serb të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme. Shumicën dërmuese në Kuvend e kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa udhëheqësi i saj Ibrahim Rugova u zgjodh President.. Në listën e këtyre deputetëve shihet se shumë prej tyre janë ende aktiv në jetën publike. Në parlamentin e parë plural të Republikës së Kosovë janë zgjedhë 130 Deputetë prej 22 partive dhe grupacioneve politike, 96 deputetë ishin të LDK-së, 11 të PPK-së dhe 2 kandidatë të pavarur nga zgjedhjet e drejtpërdrejta. Ndërkaq në ato proporcionale, 12 deputetë të PPK-së, plus 11 të PSDK-së, 7 të PFK-së dhe 7 të PSHDK-së. Mosha mesatare e deputetëve asht 42 vjeç e nëntë muaj. Deputeti më i vjetër është Prof. Anton Çetta 72 vjeç e 4 muaj, ndërsa më i riu Haki Ymeri 24 vjeç e 5 muaj. Struktura profesionale: 28 profesorë, 16 inxhinierë, 17 profesorë universitarë dhe 4 Ligjërues universitarë, 9 juristë të diplomuar, 9 gazetarë, 8 ekonomistë të diplomuar, 6 arsimtarë, 7 mjekë, 5 studentë, 4 teknikë, 3 avokatë, 3 absolventë fakulteti, 2 shkrimtarë, 2 historianë, 2 sociologë, 2 publicistë, 2 bujq, 1 regjisor,1 pedagog, 1 arkeolog, 1 biznesmen, 1 punëtor, 1 nëpunës dhe 1 i papunë. Në Parlamentin e Kosovës bien 164 vjet,7 muaj e 25 ditë burg, mesatarisht për secilin nga 1 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg serb”kështu  është  shkruar për  ata legjislaturë. Por  tashmë ata  janë  harruar dhe  pak kush  ose askush nuk i përmend, kjo legjislaturë  ishte e para  legjislaturë e  zgjedhur me  votën e  popullit të  Kosovës, Parlamenti aktual  jo që  duhet të merren me këtë legjislaturë, por duhet dituar se rrethanat e  asaj legjislature  ishin  të  barabarta me  faktin e  vdekjes .Sepse në këtë  kohë  ishte zëri më kundërshtues ndaj pushtetit të  Serbisë, Tani ne mesin e  kësaj  legjislature  shumica  nuk janë më ndër të  gjallët, por së paku këta që kanë mbetur  është mirë të rikujtohen në një formë ose së paku  për një  falënderim publik për ata kohë të vështirë. Këta deputet  nuk kanë marrë  asnjë  centë nga askush  për katër vite nga xhepi i tyre  pos rrezikut që kanë pas me jetë. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *