Gjykata Speciale ngrit aktakuzë ndaj Rexhep Selimit

0

Gjykata Speciale ka ngritur një aktakuzë ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, shkruan Reporteri.net. Selimi nesër do të udhëtojë për në Hagë.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi me anë të një postimi të bërë në Facebook para pak minutave.

Deputeti i VV-së ka thënë se në orët e mbrëmjes së sontme iu është konfirmuar një aktakuzë ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qyterarë e bashkëkombas të mi!
Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.

Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.
Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.

Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!

Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *