Çaste me poeten;Bardha Alimeta
Me ju do pleqëroj
……………………………
Midis dy dashurish jetoj
Piktura dhe poezia njësoj
Për mua zihen te dyja
Se ku përpara do te shkoj
Mundohem te jem çdo here me to
Kur muzgu e nata te bjere
Kokulura telajot shikoj
Buzëvarura rrinë mbi kavaletë
Ne dhomën tjetër përtej
Një bllok blu e pene pret
Eh dy dashuritë e mia
Mos u trishtoni moj te mjera
Se unë me ju do pleqëroj
E jo me dashuri te tjera.