Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagon pas aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së

0

Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagoi pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokuroria Speciale. Përshëndetet gatishmëria për bashkëpunim me drejtësinë.


Në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për Deutsche Wellen mbi zhvillimet politike të ditës së enjte në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, vlerësohet pozitivisht gatishmëria që kanë treguar të akuzuarit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë. “Kemi dijeni mbi dorëheqjen e presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë. Ne e përshëndesim faktin, që të akuzuarit tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e aktakuzës. Zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme dhe pjesë e mbështetjes kosovare për shtetin ligjor”, thekson Ministria e Jashtme gjermane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *