Valbon Krasniqi infektohet me Coronavirus
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në Facebook.
Krasniqi ka thënë se duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së do të vetizolohet për dy javë.
“Qytetarë të nderuar. Sot edhe unë rezultova pozitiv me COVID-19. Ditët në vijim do të jem në vetizolim duke respektuar të gjitha rekomandimet. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal. Ju lutem kujdes virusi ekziston”, ka shkruar ai në Facebook.