Presidenti i ri i Amerikës është mik i kosovarëve, u takua me të gjithë liderët

0

Joseph R.Biden është politikan amerikan, pjesëtar i Partisë Demokratike dhe mik i madh i kosovarëve.


Ai ka qenë zë i fuqishëm në përkrahje të intervenimit amerikan në Kosovë, në përkrahje të lirisë për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Biden ka deklaruar se ndihet krenar që ishte pjesë e ndalimit të gjenocidit në Kosoë si dhe për sulmin me bomba ndaj Serbisë.

Ai mori pjesë edhe në Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Pos kësaj, Biden vizitoi Kosovën sërish, ku edhe u takua me të gjithë liderët shtetëror.

Në vitin 2016 ai u takua me ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryeministrin, Isa Mustafa si dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Bashkë me bashkëshorten e tij, Dr. Jill Biden, morën pjesë në inagurimin e një rruge që mban emrin e djalit të tyre të ndjerë, Beau Biden.

Joe Biden rrëmbeu 20 votat elektorale në Pennsylvania dhe kështu u bë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara. /Reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *