Çaste me penën e artë të/ Gëzim Ajgaraj

0

NËN PENTAGRAMN

E DHIMBJES

I shoqëruar me vetminë

Tek po e shtrydhte

Dhimbjen e shpirtit

Po i këndonte

Mallit

Prangat e dekadave

Të udhëve

Ia kishin burgosur

Dhimbjen në shpirtë

E nën grilat e moskthimeve

Pengë kish mbetur

Alpeve

Dhe sa herë

Zihej me vetminë

Nga dhimbja e shpirtit

Nxirrte notat e pentagramit të mallit

Dhe këngët e dhimbjes

Që i kishte ruajtur

Të pa prekshme

Diku thellë

Në memoaret e shpirtit

Me notat e dhimbjes

I këndonte Atdheut

Tek ia flladiste

Dhimbjes plagën

Kush thot

Se vai i burrit

Nuk është kënga

2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *