PDK rrit numrin e nënkryetarëve me ardhjen e Enver Hoxhajt në krye të partisë

0

Kryesia e PDK-së i ka dhënë besimin Enver Hoxhajt për ta ushtruar funksionin e Kryetarit të Partisë në mungesë të Kadri Veselit.


Në mbledhjen e mbajtur dy ditë më parë është marrë vendim që të shtohen edhe nënkryetarët në parti.

Përveç Shaqir Totaj dhe Agim Aliut që kanë qenë deri tash, nënkryetar në këtë subjekt do të jenë edhe Sami Lushtaku, Bedri Hamza, Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti dhe Memli Krasniqi.

Këtë e ka konfirmuar sot për klankosova.tv, Shaqir Totaj, i cili ka njoftuar se edhe Kryesisë së PDK-së i janë shtuar emra të rinj.

Emërimet e reja në PDK kanë rrjedhur pas situatës së dorëzimit të Kadri Veseli në Gjykatën Speciale, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *