Çaste me penën e artë të:Rexhep Hoti – Mpirja e Diellit!
Mpirja e Diellit!
Alarmi ra në hemisferën Veriore
Batoqi nxjerr tinguj të frikshëm gjithandej,
Dielli s’mund të qëndrojë më drejt
Mbështet me ngadalë në poltronën e qiellit gjigandi i kuq
Dhe si një dembel i shtrirë në minder
Tokën e vështron me përgjumje,
Si të ishte sinjali i prishur në televizor.
Tetori ikën drejt mjegullave me shqetësim
Erërat u trazuara në oqeane përgatiten për stuhitë;
Frutat mbesin jetim nëpër rremba,
Gjethet bien gjithandej poshtë
Bashkë me pabesitë.
Janë nisur me nguti shirat prej veriut
Gjuhëzën e kohës e zë kolla thatë;
Gjithçka duhet të jetë e lagur në tokë;
Ti mos e vish minifundin me taket e gjata,
Rrugët janë mbytur nëpër lloç!
Vjeshta shpejton t’i skuqë buzët
I duhet të bëhet e bukur ajo;
Llafosjet e fundverës nuk ishin pa sherr
Stinën e të vjelave i dashuri e ka lënë!?
Mos vet!
S’të rrëmbeva kurrë si kaçak;
Puthjet t’i çoj veç me shpirt;
O kur ti më parakalon e purpurt
Fjala me bëhet e egër në frymëzim
Ku ndodhet ai gjoks i madh
Të të pushtojë,
Të të ngrohë
Me bardhësi
Ty!
Tetor, 2019, Krushë e Madhe!