Me poetin e diasporës:Mursel SOPAJ
KAM QARË
Si të tjerët kam udhëtuar
Rruga qe një shteg i gjatë
Nëpër nyje kam ndaluar
Dhe kam derdhur dy pika lotë
Qaj dhe sot, kur qahet gjoksi
Siç kam qarë si dje fëmijë
Qaj për borën e pashkelur
Dhe për hënën plot magji
Te një fushe e te një arë
Ku ngarend flutur e bardhë
Buz’ një shelgu, aty te kroi
Më ka mbetur një pikëz loti
Më ka mbetur një lot si vesë
Ngjitur për gjethe të trëndafilit
Nuk e ngriu i ftohti i borës
Nuk e treti rrezja e diellit
Më ka mbetur një lot i ngrirë
Te një hartë e te një libër
Te një varg i pambaruar
Te një plagë e pambyllur
Qaj dhe sot, kur qahet gjoksi
Siç kam qarë si dje fëmijë
Qaj për borën e pashkelur
Qaj për hënën plot magji
Hagen, 7 nëntor 2020