ZAFIR BERISHA: PDK DUHET TË HY NË QEVERI
“Situata është jo e mirë sa i përket stabilitetit institucional. Po punohet të krijohet stabiliteti politik. Kjo nënkupton se duhet të jemi më praktik në situatën ku jemi… Për ta zbërthyer i bie se koalicioni duhet të rritet”.
Ishin komentet e Zafir Berishës, zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e NISMA Socialdemokrate.
Në një paraqitje televizive ai tha se nënkupton pikërisht përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në Qeveri.
“Pa diskutim hyrjen e PDK-së. Natyrisht se e dinë edhe ata. Mendoj se është përgjegjësi e liderëve që të gjejnë një gjuhë për ta tejkalojnë këtë situatë”, tha Berisha.
Pas konfirmimit të aktakuzave të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, janë shtuar mundësitë për vakum institucional sipas subjekteve politike