Në Klinikën Infektive të shtrirë 106 pacientë me coronavirus, rreth 70 përqind e tyre kanë nevojë për oksigjeno-terapi
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka bërë të ditur se në klinikë janë të shtrirë 106 pacientë me coronavirus.
Drejtoresha theksoi se numri i pacientëve që kanë nevojë për oksigjeno-terapi është rreth 70 përqind, transmeton Telegrafi.
“Ne në klinikë kemi 106 pacientë, 60 deri 70 përqind e tyre janë me oksigjeno-terapi, 6 me respiratorë, ka raste që lirohen në shtëpi ka raste që pranojmë, kështu i menaxhojmë. Ne falënderojmë Qeverinë për përkrahjen që na kanë dhënë gjatë këtyre tetë muajve”, shtoi ajo.