Numër i vogël i qytetarëve protestojnë kundër masave anti-Covid
Para objektit të Qeverisë së Kosovës numër i vogël i qytetarëve kanë protestuar kundër masave anti-Covid,
Shukri Retkoceri ka qenë një nga protestuesit më të zëshëmm i cili i veshur me rroba tradicionale ka kundërshtuar ashpër masat e vendosura të Qeverisë.
Flutra Zymi, tha se edhe përkundër shumë pakënaqësive, pak qytetarë po protestojnë.
“Ne duhet me dal kështu në shesh deri sa na plotësohen kërkesat”.
“Ne kemi Qeveri që vendos masa të palogjikshme që nuk e miraton Projektligjin për Rimëkëmbjen e këndej vendos masa”.
Përderisa ish-deputeti, Labinot Tahiri, e paralajmëruar anulimin e kësaj proteste në sheshin “Skënderbeu”.
Tahiri më anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se këtë e protestë e anulon për shkak se shoqata e gastronomëve nuk do të jetë pjesë e saj.
Kurse nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë thënë se janë distancuar nga kjo protestë dhe nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e lokaleve të gastronomisë, të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin pandemisë Covid-19.