Incident në Podujevë: Protestuesit e VV-së përleshen me zyrtarët e komunës, intervenon policia
Një përleshje fizike raportohet se ka ndodhur sot gjatë një proteste ndërmjet disa protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarëve të Komunës së Podujevës.
Deri te ngjarja erdhi pasi protestuesit e VV-së kishin vendosur pankarta në rrethojat përpara komunës.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Borovci ka thënë situata është vënë nën kontroll nga policia e Kosovës dhe se protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë.
“Me 13.11.2020 rreth orës 13:00 është pranuar informata për një protestë të paparalajmëruar e rreth 20 personave të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj disa veprimeve të komunës së Podujevës ndërlidhur me çështje të caktuara. Të njëjtit kanë vendosur disa pankarta në rrethojat përpara komunës.
Kjo situatë është neutralizuar nga ana e policisë e cila përgjatë gjithë kohës ka monitoruar ngjarjen.Protestuesit më pastaj janë shpërndarë të qetë”, ka thënë Borovci për Reporterin.