Lufta çlirimtare në Kosovë ishte vendluftim për mbi 100 dëshmorë nga trojet e Shqipërisë që ranë për lirinë e Kosovës – Shkruan:Salih ÇOÇAJ

0

Liria e Kosovës gjatë luftës kishte në formacionet e UÇK-së, më shumë se 100 shqiptarë. Disa prej tyre kanë qenë edhe në postet drejtuese në Shtabin e Përgjithshëm, apo dhe në krye të njësive e reparteve. Dëshmorë kishte nga Tropoja, Hasi, Kukësi, por

edhe nga Tirana, Pogradeci, Kavaja, Berati e Vlora. Po i përmendim vetëm disa prej tyre- Arjan Brahimi nga Shkodra.  Fatmir Doçi nga Tropoja.Hazir Malaj mjek nga Tropoja.,Indrit Cara nga Kavaja.Halil Coka nga Kukësi,  Artan Kovaçi nga Vlana, Ramë Geca nga Kruma Astrit Suli ,Xhem Bardhoshi ,Qazim Dautaj, Arif Dautaj , Besnik Brati, Naim Cema, Astrit,Dine, Agim Muja ,Hamdi Mula ,Xheladin Dautaj ,Muharrem Dauti,Ade  Mazreku,Xhevat Lleshi,Isa Malaj nga Peraj i Hasit  Enver Vila ,Lefter Bica Skerdilaid Llagami nga Tirana e dhjetëra të  tjerë. Të  gjithë këta ishin  për  të dhënë jetën e   tyre  duke  lënë gjakun e tyre si bazament  se  populli shqiptar  jemi një  dhe  herëdokur  do të  kemi në  atdhe, një shtet e një kushtetutë.  Mendimi im është se ne na duhet kohë për një bashkim Kombëtarë . Mirëpo të gjithë duhet ta kuptojnë se ky proces është i ngadalshëm i vështirë por i pandalshëm. Deshëm ne ta pranojnë apo jo Por duhet kohë sepse ne ende s’kemi ky proces ecë ai nuk ndalet dhe është i pranueshëm për ne por edhe për BE-ne.

Ne për ti mbrojtur interesat tona personale, familjare, kurruptive, etj ,etj, dëmtojmë por edhe pengojmë rrugën drejtë bashkimit kombëtarë. Kombit shqiptarë për ti mbrojtur interesat politike, ekonomike, shkencore, kulturore, etj, na duhet bashkimi kombëtarë. Kjo ide nuk ka lindur sot nga ne, por ka lindur vite e shekuj më parë nga gjiri i popullit, mirëpo fqinjët tanë të frikësuar nga Bashkimi i shqiptarëve çdo herë bënë orvatje titanike ta ngadalësojnë këtë proces të natyrshëm dhe të drejtë. Nga ne të gjithë kërkohet një angazhim i madh, një vendosmëri, një guxim më i madh për ti prirë këtij bashkimi Kombëtarë.

Mendoj se ky proces duhet të përkrahet jo vetëm nga liderët tanë por edhe nga populli, bujku, mësuesi, rinia, të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se ku ata jetojnë apo veprojnë..Kurse  siç  duket tani edhe  bota e ka kuptuar drejtë  këtë fakt dhe  po flasin më ji si temë tabu. Presim  që një ditë  të  jemi bashkë me gjakun e  dëshmorëve  dh eta  bëjmë realitet amanetin tyre/ qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *