TË JEMI OPTIMIST APO PESIMIST PËRBALLË KËSAJ SITUATE PANDEMIKE- Shkruan:Lule Alidema, Psikologe Klinike

0

         Tashmë për covid-19 kemi opinione të ndryshme, informacione të ndryshme, bombardim informacionesh, si në simptoma ashtu dhe në alternativa për kohëzgjatje, dmth, temë diskutimi për secilin u bën këto debate rreth pandemisë.

Por ajo që është më kryesorja askush me saktësi nuk di se çka, e si do bëhet me këtë pandemi.

Askush nuk ka ndonjë pasqyrë të qartë në lidhje me situatën momentale!

Sigurisht se ky virus që tashmë po del të jetë “baktere”, u bë me një, apo me shumë qëllime ndërsa ne po eksperimentohemi në forma të ndryshme, pa ditur se çfarë po bëhet me ne.

Athua qëllimi është që gjithë njerëzimi të jetë nën kontrollin e dikujt, athua ka qëllim të nivelizoj shtresat mes njerëzve, athua janë luftëra mes shteteve nga aspekti ekonomik, athua ka për qëllim të ulën natalitetin e njerëzve, athua ka për qëllim të “minimizoj” numrin e personave me moshë të shtyer, sepse i shikon të kushtueshëm në shpenzime të shtetit, etj, dmth, kur nuk ke gjykim të saktë ke paragjykime të ndryshme.

Po po ne po eksperimentohemi!

Nga gjitha këto paragjykime dikush është më optimist, shpreson në ndryshim të shpejtë tek vaksina apo medikamenti anti-covid, e disa tjerë nuk shohin dritën në fund tunelit, pra janë të shumtën e kohës pesimistë!

Po si duhet realisht të jemi përballë kësaj gjendje optimist apo pesimist?

Të jesh optimist dmth, brenda juve ekziston shpresë, dhe pret se shpejt do bëhet zgjidhja e problemit, se do bëhet mirë së shpejti, por në rast se do zgjatë dhe nuk do dalin parashikimet tuaja optimiste që patët, te njeriu do lindë një ndjenjë zhgënjimi, do demoralizohet, do demotivohet, etj, sepse zakonisht zhgënjimi po këto shqetësime psikologjike sjell, madje dhe shqetësime më madhore si atake të panikut, strese, nervozizëm, konfuzione, depresione etj, me një fjalë thyerje emocionale.

Te jeni pesimist do të thotë se nuk shpresoni dhe aq në ndryshim situate, dhe po ky këndvështrim është tejet i dëmshëm për njeriun sepse duke qenë i ekspozuar para mendimeve pesimiste do ketë shqësime psikologjike nga më të ndryshmet si vështërsi në marrjen e iniciativave në sfera të ndryshme të jetës, destabilizim emocional, e një sërë çrregullime tjera që sigurisht do e dëmtojnë njeriun si në aspekt psikologjik dhe në atë organik.

Nga kjo dilemë, konkludoj se: dhe po je optimist, dhe po jemi pesimist, prapseprap kjo pandemi po na dëmton nga aspekti psikolologjik, andaj mundohuni të gjeni mesin mes optimizmit dhe pesimizmit, të shikoni situatën realisht siç është, të pranojmë si sfidë që do ia dalim, gjithmonë me anë të vetëdijesimit për kujdes dhe mbrojtje, pa i neglizhuar masat e parapara.

Patjetër të shpresojmë!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *