KUSARI-LILA: JEMI NË SITUATË TË RËNDË, ZGJIDHJA E VETME JANË ZGJEDHJET

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ngritja e aktakuzave dhe fillimi i gjykimeve nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka rënduar situatën politike në vend, transmeton Insajderi.

Sipas Kusari-Lilës, zgjidhja e vetme është që qytetarët tu drejtohen kutive të votimit për një Qeveri kredibile dhe me mandat të plotë.

“Zgjidhja e vetme është t’u drejtohemi kutive të votimit me kujdes për përgjegjësinë që e kemi për funksionimin e mirëfilltë të demokracisë dhe sjelljen e vendit në një situatë në të cilën është Qeveria kredibile dhe me mandate të plotë për të qeverisur”, ka thënë Kusari-Lila në një intervistë për EO.

Madje, ajo thotë se duhet reflektim serioz sa i përket aspektit të drejtësisë.

“Situata aktuale është e rënduar. Përkundër dallimeve politike, nuk mund të merren me lehtësi ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale. Për këtë duhet një reflektim serioz, një qasje e cila do të tregojë nëse ka pasur gabime në aspektin e drejtësisë brenda vendit që të mos ndodh sërish në të ardhmen një gjë e tillë”, është shprehur ajo.

Ajo theksoi se gjendja është përkeqësuar edhe sa i përket menaxhimit të pandemisë.

“Gjendemi në një situatë tepër të rëndë në raport me krizën e shëndetit publik që u shkaktua nga pandemia COVID-19. Kjo do të ketë efekte edhe në fushën e ekonomisë, punësimit dhe në fushën e shëndetit mendor, për shkak se efektet vetëm kanë filluar të shfaqen dhe nuk do të largohen pa marrë masa”, ka përfunduar Kusari-Lila. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *