Një 42 vjeçar nga Dragashi është më i riu që ka vdekur sot nga coronavirusi, 12 të tjerët janë mbi 61 vjeç
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportimin e fundit sa i pëket 24 orëve të fundit ka bërë të ditur se 13 qytetarë kanë humbur betejën me COVID 19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes. Kujtojmë se u shënuan 501 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit