Gjendet i varur një 17 vjeçar nga Gjakova, policia jep detaje

0

Një 17-vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur nga familjarët e tij në fshatin Rogovë të Gjakovës.


Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Në fshatin Rogovë të Gjakovës dyshohet se një 17-vjeçar është varur. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij të cilët e kanë dërguar në spital në Gjakovë, ku mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00”, ka thënë Gjurkaj.

Gjurkaj ka thënë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *