Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të lartë të infeksioneve për 24 orë
Vetëm në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 688 raste të reja pozitive, 303 janë konfirmuar vetëm në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu në këtë komunë u shënuan edhe tri raste të vdekjes, ndër to një 38 vjeçar.
Ndërsa rastet tjera pozitive vijnë nga komunat: , Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste.
Në total ditën e hënë u raportuan 11 rastë të vdekjes duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 833.
Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431