Çaste poetike me poeten e mërgimit:Shpresa Zurnaci
ËSHTË ETJA PËR TY
Është ndjenja e mendimit tënd
Që më lumturon ditën
Është etja e trazuar që nuk zë vend
mendimi qê çdo çast më zë pritën
Është kënga e pa kënduar për ty
Që ma vjedh edhe gjumin
është ndjenja e pa shuar e etjes për ty
Që orë e çast e shtrëngon ndër duar
Dhe ç’ti them mallit të trazuar
kur gjithçka djeg brenda meje
Dhe etja nuk ka të shuar
Që e ruaj në shpirt e më merr me vete
Është etja për ty …Mëmëdhe Shpresa Gashi Zurnaci