Sot është datëlindja e UÇK-së-Shkruan:Nait Hasani,ambasador i Kosovës
Nait Hasani ambasador evokon kujtimet e tija për themelimin UÇK-së ku shkruan ‘’Si sot më 17 nëntor 1994, u themelua Ushtria Çlirimtare të Kosovës,
Atëbotë për herë të parë jehoi emri i saj në Kosovë e në botë, më von UÇK-ja u bë faktori vendimtar në arritjen e Çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë.
Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë për liri !
Lavdi UÇK-së !{ kështu evokoan kujtimet e tija njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së në Kosovë
sh-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka filluar qe vitin e shkuar detyrën e tij të re në Tiranë, si ambasador i Kosovës.
Hasani ishte propozuar për këtë post pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, kur dhe vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Propozimi për Hasanin ishte bërë më 19 gusht të biti 2019, ndërsa intervisitimi i tij ishte bërë dy ditë më pas.
Vetëm tri ditë pas propozimit që Hasani të bëhet ambasador i Kosovës në Tiranë, në seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës u shpërnda duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, pas pajtimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe marrjes së pëlqimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z. Nait Hasani, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit/Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në letrën e propozuar për Hasanin ambasador.Ai tashmë është në këtë detyrë të amabaadorit dhe atje që nga marrja e detyrës ka kryer disa angazhime dhe punë të mrekullueshme./qendrapress.com/