Në mesin e shumë projekteve, Memoriali për Komandant Drinin, më nderon dhe është mrekulli për Prizrenin.-Shkruan:Osman Hajdari,drejtor i Administratës në KK të Prizrenit

0

Secili prind i mirë  nuk arrin ta dallojë dashurinë  për ndonjërin për fëmijët e tij. Pastaj secili projekt I realizuar për një drejtor është me vlerë dhe ka një kujtim të këndshëm. Por në jetë secili prej nesh kemi një përjetim të veçantë. Andaj edhe unë pata fatin të kam  një ndjenjë të veçantë e ai është realizimi I Memorialit të Komandantit legjendar, Komandantit çlirimtarin, komandant Drini. Projektin e shumëpritur të memorialit të Komandant Drinit, siç dihet tani më, e kemi përuruar më 23 tetor 2020 Këtë ditë e tashmë e kam të fiksuar si ditë  të mirë. Ky projekt, si i tillë, ka pasur edhe rrugëtimin e vet, dhe se padyshim në rrugëtimin e tij deri në realizim ka pasur edhe peripecitë e veta sfidat, kënaqësitë dhe mbi të  gjitha, për të cilat përpjekjet dhe përkushtimi i Drejtorisë së Administratës që unë drejtoj, jo që nuk kanë munguar, por edhe kanë qenë në maksimum për t’i mundur peripecitë dhe sfidat, për ta bërë këtë projekt sepse nuk ka pasur diskutim për një memorial siç është ai i komandant Drinit. Që nga koha kur kam nisur mandatin tim si drejtor i Drejtorisë së Administratës, projekti i memorialit të Komandant Drinit, ashtu edhe sikur shumë projekte tjera, ka qenë një sfidë e këndshme për mua, ngase e kam ditur se një gjë të tillë duhet dhe dua ta realizoj ashtu sic është më së miri dhe më së shpejti, ashtu siç e meriton Komandant Drini. Për me shumë, duke i çmuar vlerat e luftës në përgjithësi, dhe veprat e Komandant Drinit në veçanti, për mua kanë qenë një bazament dhe inspirim shtesë për çuarjen përpara të këtij projekti me vlerë të veçantë historike. Rrjedhimisht, edhe përpjekja dhe sfidat tekniko administrative për nderimin dhe përjetësimin e një personaliteti siç është Komandant Drini, mbase, është shumë e vogël në krahasim me veprat tij që ai i ka lënë pas. Kështu që përpjekjet e gjata për një dedikim të tillë sikur atë çfarë e kemi tani në sheshin tashmë të quajtur’’ Komandant Drini’’, nuk kanë qenë të mjaftueshme nga qeverisjet e kaluara, sepse kujtoj që ky projekt nuk ka merituar stërzgjatje nga tentativat në të kaluarën; thënë të drejtën, tentativat nuk kanë munguar edhe nga administratat e kaluara, por asnjëherë të mjaftueshme dhe serioze për të kapitalizuar një memorial sic meriton Komandant Drini. Pra, ashtu siç ende pritet drejtësia për Drinin, edhe memoriali ka pritur gjatë nga qeverisjet e kaluara, kështu duke e prolonguar një memorial i cili është dashur të kryhej që moti, por nuk është kryer nga qeverisjet e kaluara, ngaqë, sic duket qeverisjet e kaluara lokale kanë pasur tjera prioritete, nuk e kanë marrë seriozisht këtë projekt. Thënë ndryshe, po të ishin prioritet të cilat edhe Drini i kishte në vizionin e tij, mbase edhe do të arsyetohej pritja për memorialin e Drinit; por, në fakt qeverisjet e kaluara kishin prioritete krejt tjera, ndryshe nga çfarë idealizonte Drini në veçanti, dhe qytetarët në përgjithësi. Sidoqoftë, ne, me të nisur punën tonë në Drejtorinë e Administratës, Memorialin e Komandant Drinit e kemi renditur top prioritet-seriozisht të angazhuar në të; rrjedhimisht edhe kryetari i komunës, duke na parë me këtë përkushtim, na e ka dhënë mbështetjen e plotë në realizimin e këtij sheshi-memoriali, i cili përveç se ka qenë një prioritet për mua si drejtor i administratës, ai ka qenë edhe një iniciative moral për mua dhe gjithë stafin tim. Me pak fjalë, ky është një memorial, i cili besoj që nuk më bën krenar vetëm mua si drejtor Administrate, por i bën krenarë dhe të plotësuar familjen e Drinit, bashkëluftëtarët e Drinit, qytetarët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës. Pra, si përfundim, memoriali i Komandant Drinit, me shumë zhurmë, mospunë dhe jo seriozitet nga qeverisjet e kaluara, me pak fjale e punë shumë nga qeverisja e tanishme, respektivisht nga Drejtoria e Administratës, u bë!Kujtojë  atë ditë  krenarinë të madh të  prizrenaseve  .Më djegin edhe tani kur shkruaj  këta rreshta  lotët e valë të Nënëmadhes  Qamile, që  me lot  tha’’Ekremi paska ardhë midis nesh…’’.I kamë  kujtim  të paharruar   fytyrat e djemve të  komandantit Drinin e dhe Ekremit/Ekit/ të  gruas  fisnike Hajries  dhe  kjo më  emocionoi deri në  përlotje. Them a ka krenari më të madhe se të  jesh realizator  I këtij komandanti që  Prizrenin e   la të bashkuar e çliroi dhe  Komandant që  tashmë është bërë legjendë  e këtij qyteti që ecë , jeton e frymon me ne./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *