Çaste me poetin :Nysret DURMISHI

0

I VETMUAR NË QYTETIN E ZBRAZUR

Errësirë e lehtë rrugët e zbrazura

Asgjë si dikur në qytetin tim,çdo gjë e mbyullur

Unë I vetmuar vazhdoj rrugëtimin tim

Djathtas majtas shikoj si I hutuar

Pyes veten, çka ndodhi kështu

Ku jan njerëzit, ku jan strukur

Mendime të ndryshme më sillen ne kokë

Athua kan frikë pushtetin

Apo Corona I ka mbyllur

Dëgjoj nje zë të trashë me nje tingull të egër

Zotëri maskën ku e ke

Ndaloj hapin, kthej kokën

Një uniform blu, policia ruan qytetin e zbrazur

Çmë duhet maska zotni, jam vetëm

Nga kush të mbrohem,ku jan njerëzit

Çdo gjë e mbyllur edhe zogjët jan tret

Vendose maskën zotni e mo shit mend

Ehhhh them vet me vete

Na erdhi dhe kjo ditë,

Nga njerëzit e qytetit tënd të keshë frikë

Vëndosa maskën, frymën ja zura vetit

Vazhdoj rrugëtimin ashtu I vetmuar

I thelluar në mendime, i humbur në errësire

Me ngushllimin e vetëm

Të lutem Zot, bëje mirë.

18.11.2020 N.D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *