Komuna e Mamushës , reagon ndaj IKSHPK , e demanton lajmin se një 31-vjecar ka vdekur nga Covid 19

0

Në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik u dha lajmi se në Kosovë brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 11 persona si pasojë e Covid-19. Nga ta bëhej fjalë edhe për një 31-vjecar. Të paktën kështu deklaruan nga IKSHPK.

Por kjo e dhënë e cila fillimisht u dha nga Instituti po del të jetë e pasaktë. Në Mamushë nuk ka vdekur nga Covid 19 asnjë person i moshës 31-vjeçare.

Kështu po deklaron Rujdi Mazrek, Drejtor i për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Mamush.

“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri  31 vjeçar nga Komuna e Mamushës! Me këtë ne Ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje  natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga covid-19. Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatëkeqisht ka humbur jetën një 72 vjeçare.”, ka deklaruar Mazrek.

E në Kosovë brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e Covidid 11 kosovarë.

Në vazhdim ju sjellim rastet e vdekjes që sot u raportuan nga IKSHK:

Komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç).

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 720 infektime të reja.

Ky institut ka kryer 1,599 testime brenda 24 orëve. Që nga 13 marsi, kur në Kosovë janë shënuar rastet e para me koronavirus, 860 kanë vdekur dhe 31,215 janë infektuar./GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *