Edhe 32 minatorë të Artanës ngujohen nën tokë, nuk iu doli ende paga

0

Numri i minatorëve kosovarë që po ngujohen nën tokë po vazhdon të rritet, në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave.


Ndërsa Reporteri.net mbrëmë raporti se 67 minatorë të Trepçës po qëndrojnë të ngujuar brenda, ky numër sot është rritur.

Sot nën tokë janë ngujuar edhe 32 minatorë të Artanës, të cilët janë të revoltuar me mos daljen e pagës. Këtë e ka konfirmuar një minator i Artanës për Reporteri.net.

“Desha të ju informoj se edhe minatorët e Artanes, saktësisht 32 janë brena në minierë, duan rrogat e tyre. Edhe ne jemi Kosovë”, ka thënë ky minator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *