Ka ndërruar jetë profesori i njohur prizrenas, Halit Buzhala prof i matematikës

0

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook faqja e  dega e LDK-së në Komunën e Prizrenit.

Kreu i LDK-së në këtë komunë, Anton Quni ka shkruar se kanë marrë me dhimbje lajmin për vdekjen e Halit Buzhalës të cilin e ka quajtur punëtor të palodhshëm.

“Çfarë humbje për të gjithë ne. Çfarë pikëllimi kur ikin njerëzit e mëdhenj, punëtor, të dashur e modest, siç ishte profesori”, shkruhet në njoftim.

Quni ka thënë se do të kujtojnë përherë veprat e mira jetësore të të ndjerit, Profesor Halit Buzhala  ka qene profesor i njohur  i matematikës që ka punuar në  Gjimnazin e Prizenit, se fundi ishte i angazhuar në  gjimnazin’’Loyola’’ në  Prizren. Ai një  jetë  të tërë ka  shërbyer në arsim duke punuar shumë e duke qenë i heshtur., Njihet si profesor me vlera të larta  sidomos   në lëndën e matematikës, Ai rrjedhe nga një familje e njohur  atdhetare e Budakovës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *