Zemaj;Qeveria, jemi duke u munduar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me Coronavirus

0

Nuk ka qenë specifik nëse shteti do të ju dal në ndihmë financiare qytetarëve që infektohen me virusin COVID-19.

Armend Zemaj para gazetarëve tha se janë duke përdorur gjitha mundësitë buxhetore që ka në dispozicion Ministria e Shëndetësisë.

“Çdo mundësi buxhetore që e ka MSH-ja dhe që i ofrohet edhe nga Qeveria, në jemi duke e përdorur dhe do ta përdorim për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur me Coronavirus”.

Ai deklaroi se 39 milionë euro i ka ndarë Qeveria për t’ju dalur në ndihmë komunave në luftimin e pandemisë.

Mbështetje financiare për ata që infektohen me COVID do të gëzojnë qytetarët e Prishtinës, pasi kryetari kryeqytetit njoftoi se 50 euro do të marrë çdo i infektuar. Ndërsa ministri Shëndetësisë tha se prekurve me COVID- 19 u ndihmohet në forma të ndryshme, qoftë ata që janë të shtrirë në Infektivë, qoftë ata që marrin ndihmë nga ana e Qendrave të Mjekësisë Familjare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *