BE do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit Corona

0

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin kanë diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e situatës me COVID-19, njofton Insajderi.

Zemaj ka theksuar se është më se e nevojshme dhe e domosdoshme ndihma e mëtejme e shteteve të BE-së për sistemin shëndetësor por edhe në menaxhimin sa më efikas të pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë tutje tha se ka marr konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit Corona.

“Ne do të jemi të përkushtuar si shtetet evropiane që ta luftojmë me tërë mundësinë edhe përhapjen e tij. Ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Gjatë 20 vjetëve të fundit, BE-ja ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në të gjitha fushat dhe veprimtaritë shoqërore dhe institucionale të Kosovës, kurse që nga fillimi I pandemisë BE-ja na ka ndihmuar me 5 milionë euro me pajisje të nevojshme mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *