Edhe në seancën e sotme kuvendarët nuk e votuan buxhetin për vitin 2021
Sot, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Sulltan Badallajm ka ftuar mbledhjen e V (pestë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës, e cila u mbajt në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, duke filluar nga ora 10:00. Ku fillimisht pas leximit të rendit të ditës që ishte ne përbërje me propozimin e Komitetit për Politikë e Financa ata pastaj kërkuan që edhe dy pika të shtohen. Fillimisht pika që edhe këtë seancë ishte më e gjatë ajo ngritjes së pyetjeve që ishte nga kuvendarët, ku gati të gjithë kuvendarët o kanë përcjellë në këtë seancë edhe shqetësimet e qytetarëve prej edhe nga vijnë.
Këtyre pyetjeve pastaj ju ka përgjigjur kryetari Haskuka i cili ka theksuar se pyetjeve besojmë mund të iu përgjigjemi ,por jo konstatimeve, Ku ka folur për pandeminë dhe tha se janë 120 pacientë të shtrirë nga pandemia, ne kemi ndihmuar me paka 5 mijë familje dhe besojë të ndihmojmë edhe 5 mijë të tjera, kurse këtë vit kemi ndihmuar m dru zjarri 700 familje e po mendojmë për shkak të pandemisë ti bëjmë 1 mijë familje për të ndihmuar me dru,, Kurse tha se nga 600 teste që janë bërë në shkolla vetëm 18 mësimdhënës janë identifikuar më covid dhe vazhdoi
Pas kësaj pike kryesuesi pastaj ka dhënë pushimi e ditës. Kurse më të rikthyer në sallë ishte pika e miratimit të buxhetit për vitin 2021 dhe planifikimi për dy vitet pasuese .Kryesuesit e grupeve parlamentare filluar me Simir Krasniqi nga PDK dhe sqarime se pse nuk e votojnë këtë buxhet, pas kësaj LVV pohuan se votojnë buxhetin në fjalë, nga LDK Haziz Hodaj tha se ne nuk e votojmë sepse kanë pas koordinim që buxheti të jetë i përgjithshëm këtu përsëri u pa se nuk ka synime serioze dhe nuk e votojmë , e kushti menduan edhe Ilir Baldedaj dhe nga Nisma Pranverim Berisha, kurse kryetarët e grupeve të KDTP, NDS VAKAT pohuan se do të votojnë. Pas kësaj kryesuesi e vendosi në votim këtë pikë ku 12 kuvendarë ishin për buxhetin, një abstenoi dhe 21 të tjerë ishin kundër votimit.
Kështu edhe pse kjo ishte pika kryesore kësaj seanca megjiithëate nuk kaloi. Pastaj janë diksutuar edhe pikat e rendit të ditës ku ka pasur edhe një debat të stërzgjatur .Mirëpo përfaqësues të LDK pohuan se munden që brenda javës të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme për votim të buxhetit që do ta punojnë ekspertët e lëmisë.