Vetura e godet për vdekje një person në Prizren
Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga vetura dje rreth orës 20:00 në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se mashkulli kosovar dyshohet se kishte goditur këmbësorin, mashkull rom, duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilave edhe nuk arriti t’u mbijetojë.
Fillimisht i dyshuari kishe ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas ishte dorëzuar në Polici prej ku edhe u dërgua në mbajtje