Hajnat vjedhin stoli e para në vlerë gati 10 mijë euro në Romajë të Hasit

0

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Romajë të Prizrenit. Persona të panjohur atje kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë 9 mijë e 500 euro.

“Fshati Romajë Prizren 19.11.2020 – 20:30. Ankuesi m/k raporton se personi-at e panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur ari me vlerë rreth 4000 euro si dhe 4500 euro para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raportin e Policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *