Njofton MSH: Në Kosovë, nga sot lejohen edhe testimet diagnostike rapide për COVID-19
Nga sot, në Kujdesin Parësor Shëndetësor do të lejohet testimi diasnostik rapid për detektimin e antigjeneve të COVID-19.
“E veçanta e këtij udhëzimi është se më këtë plotësim ndryshim, institucioneve shëndetësore publike të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në kuadër të shërbimeve laboratorike u mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide për detektimin e antigjenit për SARS COV-2. (diagnostikimin e COVID-19).”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës.
E veçanta e këtij udhëzimi është se më këtë plotësim ndryshim, institucioneve shëndetësore publike të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në kuadër të shërbimeve laboratorike u mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide për detektimin e antigjenit përSARS COV-2. (diagnostikimin e COVID-19).
Kjo nënkupton se krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV.