Shaqir Vukaj, ish-ambasador, të lutë Kosova -sqarona për shërbimet Ruse në; Kosovë e Shqipëri Shkruan :Salih ÇOÇAJ
Ish ambasador Vukaj, duke ju falënderuar për njoftimet që i kemi bërë në shkrimin se ‘’Rusia fshihet pas akuzave ndaj ish krerëve të UÇK-së, e ku shkruani se“Me daljen në skenë të UÇK-së menjëherë institucionet zyrtare ruse filluan sulmet ndaj UÇK-së, ku u aktivizuan ushtarakë, politikanë, analistë, historianë dhe kryesorja institucione zyrtare si Ministria e Jashtme dhe qeveria, ÇÇ pastaj thatë “Historia me Dik Martin në Rusi është e vjetër. Fillon me Karla Del Ponten që në vitin 99’, pra sapo kishte mbaruar lufta në Kosovë. Një delegacion shkoi dhe takoi Del Ponten dhe ajo e la natën e Krishtlindjeve dhe u mor me nje raport të jashtëzakonshëm që kishte përgatitur Duma për krimet e UÇK-së në Kosovë.
Më vonë siç e ka deklaruar dhe vetë Dik Marti, Rusia ishte iniciatorë e këtij problemi, pra e materialeve të raportit të Dik Martit”,
Duke ju falënderuar për këtë informacion megjithatë ju kisha lutur shumë publikisht na thuaj disa përgjigje që besojë se do të i ndihmoni luftës i respektuari ish ambasador.
E para a mund të na sqaroni saktë e mirë sa dini për anti luftën e Duma-së që ka bërë ndaj UÇK-së?
E dyta sa dini për aktivitet ruse në Kosovë e Shqipëri?
E treta a është kërkuar nga Ju ndonjë bashkëpunim?
E katërta KGB sa ka treguar interesim të ketë bashkëpunëtorë kundër UÇK-së e a ka kërkuar edhe nga stafet diplomatike?
E pesta Hashim Thaçi për interesa të kujt u mbajt në pushtet?
E gjashta a mendoni se presidenti Thaçi ka kryer krime kundër popullit shqiptar për t cilin është bërë theror?
E shtata dhe e fundit në emër të Lirisë që tashmë ka emër e emrin e din bota na thuaj nëse keni informacion më shumë të mësojnë edhe lexuesi e gjithë shqiptaria?
Këto besojë se do i bëri në emër të gjakut të dëshmorëve dhe atyre djemve e vajzave që i lanë gjymtyrët e tyre istikameve të lirisë, Liria të cilën SHBA-të po e vlerësojnë si njërën nga lirit më meritore në botën demokratike./qendrapress.com/